Arbëri

Alternativa me pesë kandidatë për kryetarë komunash

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka dorëzuar listën e partisë së tij për kryetarë komunash në KQZ.

Ai ka thënë se Alternativa do të garojë në pesë komuna: Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Në Prizren do të ketë kandidatë Veton Çipën, në Gjakovë Mimoza Kusari-Lilën, në Pejë Reshat Nurboja, në Mitrovicë Mehmet Mehmeti dhe në Prishtinë Rifat Deri.