Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mogherini e cilëson si të tensionuar situatën në rajon

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka raportuar para ministrave të jashtëm në Bruksel, për vizitën e saj në Ballkan.

Mogherini e ka vlerësuar si të tensionuar situatën në Ballkanin Perëndimor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo u tha gazetarëve në Bruksel, në prag të nisjes së takimit, se pret që të konfirmohet përkushtimi i BE-së për perspektivën e integrimeve evropiane të këtij rajoni.

“Situata është e tensionuar dhe kjo paraqet sfidë, si të brendshme ashtu edhe rajonale, por edhe globale. Edhe vetë rajoni ka kapacitete për t’u përballur me këtë nëse ruhet kredibiliteti i procesit të integrimeve evropiane”, ka thënë Mogherini.

Sa i përket Kosovës, vizita e Mogherinit nuk ka ndryshuar qëndrimet e palëve rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Mogherini, në takimet e zhvilluara me drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të partive opozitare, kishte thënë se demarkacioni është kriter i pakalueshëm dhe se pa përmbushjen e tij nuk do të ketë liberalizim të vizave.