Partitë hyjnë në garën lokale pa koalicione

Partitë hyjnë në garën lokale pa koalicione

23 gusht 2017 06:30

Partitë politike në momentin e fundit kanë publikuar listat e kandidatëve për kryetarë të komunave. “Beteja” më e madhe e tyre, pritet që të zhvillohet nëpër qendra të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit kanë ndikuar që partitë të fokusohen në vendet ku ka pasur më shumë lëvizje të votës. Në garën lokale nuk kanë hyrë me koalicione parazgjedhore duke regjistruar secila veçmas kandidatët e vet.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje pa u hamendur ka rikandiduar kryetarin aktual Shpend Ahmeti për kryetar të Prishtinës, dy partitë e tjera, LDK dhe PDK kanë pritur momentin e fundit që ta bëjnë një gjë të tillë. Pas shumë hamendsimeve, LDK-ja të martën ka vendosur që kandidatë për Prishtinë ta ketë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin. Kjo është bërë pas votimit të fshehtë mes Abrashit dhe ish-kryetarit të mëhershëm të Prishtinës, Ismet Beqiri.

LDK për këtë post kishte përmendur edhe emrat e Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut e Besnik Krasniqit, por që të tre këta janë tërhequr nga kjo mundësi. E njësojë ka ndodhur edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kjo parti tek të martën ka vendosur që ta kandidojë për Prishtinë, Lirak Çelaj, njëherësh shefin e grupit parlamentar të PDK-së në asamblenë e Prishtinës. Kandidatë për këtë post nga AAK-ja është ish-këshilltari i Presidentes i aderuar në këtë parti, Arbër Vllahiu. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme