Kryetari i Skenderajt pas 22 tetorit do t’i kthehet jetës familjare. Së paku kështu Sami Lushtaku tha në një deklaratë për KosovaPress sot pasdite.
Lushtaku nuk do t’i hyjë edhe një herë garës për të parin e Skënderajt pasi që dega e PDK-së në këtë qytet nuk do të nominojë asnjë kandidat për kryetar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLushtaku tha se PDK do ta mbështes kandidatin e pavarur për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari.
Djali i heroit të kombit Hamzë Jashari ka vendosur që të garojë për të parin e Skënderajt në zgjedhjet e 22 tetorit.
“PDK ka dashur që t’i bëjë nder familjes së komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Sami Lushtaku.
Lushtaku ka qenë bashkëluftëtar i Adem dhe Hamzë Jasharit si dhe vjen nga i njëjti fshat sikurse Bekim Jashari, nga Prekazi i Poshtëm.