Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Kosova shumë shpejt me ushtri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se 19 vite pas luftës dhe sakrificës së familjes Jashari Kosova është shtet sovran e i pavarur.

Ai tha se kush nuk e beson këtë ai nuk e do Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së që po mbahet në Prishtinë, Veseli tha se Kosova është qartë e fokusuar në integrimin euroatlantik.

Kreu i PDK-së tha se Kosova sot ka vizion të qartë ndërsa shtoi se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e saj. Ai shtoi se UÇK-ja ka qenë lëvizja më sublime e historisë më të re të Kosovës.

Një ditë më parë, kreu i shtetit dhe ish kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi tha se bashkë me ministrin e FSK-së kanë punuar në Ligjin që do ta transferojë FSK-në në ushtri.