Arbëri

Deri tash për zgjedhjet e 22 tetorit kanë aplikuar 31 subjekte

Numri i subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor, është 31.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha për KosovaPress se prej këtyre një është parti politike, 20 nisma qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, për kryetar komune apo për asamble komunale, në komuna të ndryshme.

Subjektet politike ose kandidatët e pavarur kanë afat që deri në mesnatë t’i dorëzojnë emrat me kandidatët e tyre për certifikim.