Arbëri

Fillon mbledhja komemorative për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Nën patronatin e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, ka filluar mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast rikujtoi shembëlltyrën prej humanisti, patrioti, luftëtari e qeveritari që do t’i mbeten historisë dhe do të jenë themel për edukimin e brezave.

Po ashtu, edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, foli me pietet për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi.