Arbëri

Arrin në Prishtinë arkivoli me trupin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Në aeroportin e Prishtinës, arrin arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi nga Stambolli.

Trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke qëndruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aty rreth orës 08:30, siç raporton rtk, arriti trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka vdekur dje, pas një goditje cerebrale që la në koma tash e disa muaj.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Rexhepi do të varroset sot me ceremoni shtetërore.