Arbëri

Sot nis gjykimi ndaj katër aktivistëve të VV-së

Descriptive Text

Sot në orën 9.00 fillon gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë njoftim e ka bërë publik përmes rrjetit social Facebook, avokati Tomë Gashi, transmeton Koha.net.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017. Këta janë akuzuar pa asnjë provë kredibile, kinse për rastin e sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar avokati Tomë Gashi.

“Se populli nuk i beson këtij inskenimi, më së miri vërtetohet edhe me faktin se Frashër Krasniqi nga arresti shtëpiak në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shtoi Gashi.

Këta aktivistë akuzohen për sulm mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.