Natën në mes të dielës dhe të hënës, persona të panjohur kanë depërtuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Me këtë rast, janë vjedhur pajisjet e videokontrollimit, të instaluara në ambientet e Konsullatës, shprehen për albinfo.ch zyrtarët e Konsullatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mëngjes kur kemi filluar punën, kemi vënë re gjurmë të dyshimta në zyrë prandaj kemi alarmuar policinë. Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, ajo ka ardhur në përfundimin se në lokalet tona ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Ajo që është konstatuar është se janë vjedhur pajisjet për video-kontrollim”, thonë për albinfo.ch zyrtarët e Konsullatës së Republikës së Kosovës.