Arbëri

Ahmeti ngushëllon familjarët e Rexhepit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në emër të tij personal ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Pavarësisht se ka punuar kohë të shkurtër me Rexhepin dhe kishin mospajtime në spektrin politik, Ahmeti ka thënë se sot harrohen të gjitha këto, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Kam punuar shkurt me Bajram Rexhepin në vitin 2003. E kemi njohur dhe familjarisht. Në politikë kemi patur mospajtime të mëdha. Besoj se rolin e secilit individ do ta vlerësojnë gjeneratat e ardhshme e historianët.

Por sot mbi krejt tjerat, ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit.