Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës e njoftuan ministren Bajrami për vështirësitë që ata i hasin gjatë zbatimit të Ligjit për Punimet nga Metalet e Çmuara, dhe njëherit kërkuan nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të shqyrtoi shqetësimet e ngritura të cilat kanë bëjnë me kontrollin e cilësisë, ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajrami shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të MTI-së dhe Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, për të ndikuar në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes edhe për ketë sektor, përmes zbatimit të ligjshmërisë dhe sipas nevojës ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit, duke adaptuar standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e punimeve të metaleve të çmuara.