Arbëri

Delawie ngushëllon familjen Rexhepi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka ngushëlluar familjen Rexhepi pas vdekjes së ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime edhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët e Rexhepit, të cilët për vite me radhë kanë punuar me të.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite”.