Arbëri

Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur pikëllimin e madh për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-nënkryetarit të PDK-së, Bajram Rexhepi, duke thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për vendin.

Ai përmes një statusin në Facebook shkruan se Bajram Rexhepi do të mbetet i paharruar.

Postimi i plotë:

Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së. Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbajë mend Bajramin si një punëtor dhe shumë të përgjegjshëm. Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Faleminderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të.