Korab Sejdiu i bie pishman, harron “konsistencën”

Korab Sejdiu i bie pishman, harron “konsistencën”

20 gusht 2017 21:10

Behgjet Pacolli mund të ndërrojë kamp politik, madje edhe me Korab Sejdiun i cili pati thënë se nuk do t’i shkojë pas nëse ai tradhton LAA-në, por një gjë e tillë duket se ka ndryshuar.

Këmbëngulja e Sejdiut ishte se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj.

“Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time. Unë jam konsistent në qëndrimin tim fillestar dhe nuk e ndërroj”, i kishte thënë Kohës Ditore deputeti Sejdiu.

Por siç duket, Sejdiu ka ndërruar mendje. Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie, pavarësisht se Kuvendi i Përgjithshëm, sot i dha dritën jeshile kreut të partisë Behgjet Pacolli, që të veprojë jashtë koalicionit LAA.

I pyetur pas mbledhjes me anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së se a do të jetë pjesë e kësaj partie, Sejdiu është përgjigjur pozitivisht për këtë çështje.

“Po natyrisht. Unë në AKR jam, jam deputet i AKR-së”, ka thënë ai, transmeton kp.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme