Studentet nga Prizreni më të mirat në Edirne të Turqisë Foto: Koha

Studentet nga Prizreni më të mirat në Edirne të Turqisë

20 gusht 2017 09:35

Marrja e udhës së largët drejt një shteti tjetër, vite më parë, në kërkim të arsimimit të lartë, ka qenë e mbushur me plot paqartësi për Drenushë Zhurin nga Prizreni. Madje as nuk kishte fituar bursë dhe të gjitha shpenzimet për studimet jashtë vendit ishin bërë barrë për prindërit e saj.

Këto rrethana nuk e kishin dekurajuar, por megjithatë në atë kohë as që e kishte paramenduar se një ditë do të kthehej në vendlindje me një sukses të lartë, që do ta bënte krenare atë dhe të afërmit e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në përfundim të shkollimit të lartë katërvjeçar në Universitetin Trakya në Edirne të Turqisë, ajo ka arritur që muaj më parë të shpallet studentja më e mirë e vitit në drejtimin e Biologjisë dhe njëkohësisht më e mira e vitit në Fakultetin e Shkencave Natyrore.

Në fakt, ky Universitet ka shpallur 3 studentet më të mira të vitit akademik 2016-2017, ku pos Drenushës, një mirënjohje të tillë e ka marrë edhe një studente tjetër nga Prizreni, Sema Mani. Kjo e fundit është shpallur studentja më e mirë në studimet dyvjeçare për Tregti të Jashtme, në kuadër të Shkollës së Lartë Profesionale të Shkencave Shoqërore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme