Arbëri

Kosova nis me peticione të brendshme thirrjen për anëtarësim në UNESCO

Nga java e ardhshme do të nisë nënshkrimi i një peticioni, me anën e të cilit do të kërkohet nga Komiteti Ekzekutiv dhe Konferenca e Përgjithshëm e UNESCO-së, që të behet pranimi i Kosovës në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore botërore.

Peticionin do të kenë rast që të nënshkruajnë punonjësit shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë në Prishtinë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ata nga Universiteti i Prishtinës, njofton Ksp.

Kujtojmë se Kosova ende nuk e a ka thënë qartë nëse do të aplikojë në UNESCO, pas dështimit për 3 vota në vitin 2015, në Komitetin i cili mblidhet çdo dy vjet.

Serbia nga ana tjetër ka thënë se po punon fuqishëm që të ndalë Kosovën në këtë rrugë.