Arbëri

Kosova, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë për sa i përket rritjes së eksporteve

Kosova vazhdon të mbajë vendin e dytë për sa i përket rritjes së eksporteve të Shqipërisë. Ndërkohë që deficiti tregtar i Kosovës me Shqipërinë për 7-mujorin e parë të këtij viti është rreth 55.2 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave), në muajin korrik 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrik 2016 janë: Italia me (16.5 %), Kosova me (36.9 %) dhe Spanja me (216.3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me (-46.6 %), Mali i Zi me (-1.0 %) dhe Rumania me (-6.4 %).

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (7.8 %), Kosova me (28.4 %) dhe Spanja me (175.8 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Bullgaria me (-7.4 %), Zvicra me (-44.3 %) dhe Kroacia me (-33.8 %).

Në muajin korrik të vitit 2016, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 10.4 milionë euro, ndërsa në korrikun e këtij viti ka eksportuar 14.25 milionë euro.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.