Rrëfehet “Pinço”, ushtari i UÇK-së që u lirua nga burgjet serbe ku u mbajt 13 vjet

18 gusht 2017 19:04

Pas 13 vjetësh, Anton Lekaj ka përfunduar vuajtjen e dënimit në burgjet e Serbisë.

‘Pinço’, ashtu siç e njohin të gjithë, ditën e parë në liri, e ka vizituar varrin e babait dhe të shokëve të tij të luftës.

E, shokë dhe miq të tjerë të familjes, i kishin ardhur në vizitë.

Anton Lekaj ka treguar se ishin shumë të vështira vitet e kaluara në burgjet e Serbisë.

I akuzuari për krime lufte ndaj popullatës civile nga Gjykata e Qarkut në Beograd, ka thënë se këto akuza kanë qenë të pabaza dhe të orkestruara nga Serbia.

‘Pinço’ ka thënë se nuk ka pasur përkrahje fare nga shteti i Kosovës, derisa e ka akuzuar direkt kryeministrin për mospunë, sa u përket akuzave të Serbisë për ish-ushtarët e UÇK-së.

Lekaj nga Gjakova në vitin 2005 u dënua më 13 vjet burgim për krime lufte, të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO-s.

Ai ishte arrestuar më 17 gusht të 2004-ës në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi, për t’iu dhënë dënimi një vit pas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Naim21/08/2017 10:02

Po qfar pret or Vlla nga qeveria e te pa ftyreve, ata jan Hajna te Kosoves e jo Qeveri e Kosoves! Duke marr parasysh shum raste tjera ne Kosov kunder UQK, esht qeveria e Kosoves ajo qe i gjykon Kosovaret qe kan marr pjes ne Luften kunder Bishes Serbe. Kshtuqe ju keni Respektin me te madh nga une dhe me vjen keq nga ti se per cilin Shtet keni Luftuar dhe jeten tende ke Rrezikuar. Qeveria e Kosoves mendon vetem si mund te bejn Hajni me te mdha dhe ta demtojn Kosoven, se prej tyre nuk do ket Kosova kurr ndihm!

Shto koment

Të ngjashme