Arbëri

Nuk do të ketë ulje të dënimit për rastin “Drenica 2”

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin për krime lufte Drenica 2.

Ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demakut i është konfirmuar dënimi me 3 vjet burgim, aq sa është edhe dënimi i ish-deputetit Fadil Demaku.

Dënimet janë vërtetuar edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuar me nga 6 vjet burgim. Dënimi me nga 3 vjet është konfirmuar edhe Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demajn.

Njëri nga të dënuarit, Fadil Demaku ka konfirmuar lajmin për KTV duke e quajtur vendimin skandaloz.

Të gjithë janë të dënuar për krime lufte.

Gjykata Supreme e pati refuzuar kërkesën e mbrojtjes që të thirret për të dëshmuar Presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons. KohaVisioni ka raportuar vazhdimisht për dyshimet qe ishin ngritur se paneli në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ishte caktuar kundërligjshëm

Në lidhje me këtë, Fadil Demaku ka reaguar edhe përmes një shkrimi në Facebook, duke quajtur “turp” vendimin nga Gjyakatat.

“Maskarada e Drenica 2 nga Gjykata e shkallës se parë, Apelit , e deri në Supreme. Turpi spaska fund . Faleminderit shteti ynë për këtë shpërblim të pamerituar . Koha do ta vërtetojë këtë”, ka shkruar ai.