Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buja tregon pse zgjodhi Nismën

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se ka vendosur të aderojë në Nisma për Kosovën, sepse e sheh si subjekt politik me program më të mirë se ai i PDK-së.

“Kam vepruar bukur gjatë me Fatmir Limajn. I kam njohur të gjithë mirë në punë e veprim. Nisma ka një program më të mirë, është parti simpatike dhe subjekt i cili po rritet ngadalë E përcaktova vetën në NISMA me kualitet”, ka thënë Buja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Buja thotë se kur ka akuzuar Fatmir Limajn në vitin 2013, për përjashtim nga PDK, ai ka thënë se edhe po të ishte Hashim Thaçi do të kërkonte përjashtimin e tij, kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave që e përcakton Partia Demokratike në këtë rast.

“Kam kërkuar respektimin e rregullave. Nëse e merrni statusin e PDK-së e shihni që janë shkelje të rënda”, ka thënë Buja.

Buja ka thënë se edhe pse Nisma është në koalicion me PDK-në, megjithatë është subjekt i veçantë e më vete, e që ka synime të tjera.