Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vullnetarë të Korpusit të Paqes sërish në Kosovë

Dy vjet larg nga vendlindja, këta 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të qëndrojnë në Kosovë, për të përfunduar misionin e tyre në mësimdhënie të gjuhës angleze në shkolla të ndryshme.

Këta vullnetarë u betuan sot në një ceremoni solemne për punë të përkushtuar, nën administrim të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Delawie tha se ky mision paraqet më së miri vizionin dhe vlerat amerikane për ndërtimin e shtetit të Kosovës, transmeton KTV.

“SHBA-ja është mbështetësi më i madh i shtetit të Kosovës. Partneriteti ynë është i thellë dhe shumë dimensional dhe ne po punojmë shumë çdo ditë, që të avancojmë fushat si demokracia, siguria dhe prosperiteti. Ju punoni këtu me shpirt, punë kjo që mund t’ia ndryshojë jetën dikujt në Kosovarë sepse ju dhuroni direkt vlerat e popullit amerikan”, ka thënë ai.

Darlente Grant, drejtoreshë e Korpusit të paqes në Kosovë, tha se shkëmbimi i kulturës, gjuhës dhe i marrëdhënies miqësore do të jetë e ndërsjellë.

Këta 35 vullnetarë do të qëndrojnë në familjet mikpritëse vendore, për të përfituar nga ta më shumë rreth komunitetit dhe kulturës kosovare, si dhe për të zhvilluar më shumë aftësinë e të folurit në gjuhën shqipe.

Rachel Wirt, një ndër vullnetaret e këtij misioni, falënderoi këto familje që hapën dyert për ta, dhe tha që kjo është mënyra më e mirë për t’u njohur sa më shumë.

Edhe Maxwell Gruber, një tjetër vullnetar, tha se janë këtu për të dhënë mësim, por edhe për të mësuar për vete.

Kjo është gjenerata e 4-të e vullnetarëve amerikanë që vijnë të japin mësim të gjuhën angleze në shkolla të ndryshme të Kosovës.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami.