Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se kërkesën e presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk e sheh si të ultimatum, por si një shprehje të tij për tejkalim të situatës.
“Me Pacollin, LDK ka një marrëveshje dhe nuk dyshoj në të. Se çka ndodh nesër, unë s’e di. Por besoj se LAA është një koalicion i fuqishëm, kohesiv dhe konstruktiv dhe takohemi shpesh, gjithmonë jemi bashkë”, tha Selmanaj në Interaktiv të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe Pacolli është kundër koalicionit me PDK-në. Megjithatë, është zgjedhje e tij se çfarë bën. Asnjë lëvizje politike nuk më befason. Por, nuk do t’ia dëshiroja prezencën e AKR-së koalicionit ku është edhe PDK”, thekson deputeti i LDK-së.
“Ne si LDK, nga përvoja, konsiderojmë se PDK është partner jo-serioz për të bashkëqeverisur”, tha ai.