Sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK dënon sulmin ndaj tij

Sulmohet gazetari Parim Olluri, AGK dënon sulmin ndaj tij

16 gusht 2017 23:34

Raportohet se gazetari Parim Olluri është sulmuar fizikisht nga disa persona, dhe këtë sulm e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ai është sulmuar afër banesës së tij në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, rreth orës 22:00, raporton Insajderi. Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur.

Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme. AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasi që sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

AGK i uron shërim të shpejtë kolegut Olluri si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.

AGK thotë se do të përcjellë me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Mirani17/08/2017 10:33

Sulmi ndaj drejtorit te burgjeve , ndaj gazetarit... etj asht tregus i mire i gjendhes dhe sinjal alarmi ku po shkojm...e njiherit edhe mesazh nga ata qe e zapun shtetin,

Shto koment

Të ngjashme