Arbëri

KMDLNj e dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Descriptive Text

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është informuar për sulmin brutal ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj me ç’rast, persona të paidentifikuar i kanë shkaktuar lëndime të rënda për çka është duke u trajtuar në klinikën për emergjencë të QKUK –së, transmeton Koha.net.

Sulmin ndaj Zogaj, KMDLNj e konsideron si sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe përpjekje për të kontrolluar nga ana e krimit një segment shumë të rëndësishëm siç është Shërbimi Korrektues i Kosovës që po përballet me probleme të shumta pikërisht për shkak të ndërhyrjeve politike.

“KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe vënie para organeve të drejtësisë së atyre që e kryen këtë veprim kriminal si edhe rritjen e sigurisë për ata që drejtojnë institucionet me rëndësi në rastin konkret SHKK. Ky sulm është përpjekje për frikësim, inkurajim për kriminelët, shtytje për urdhërdhënësit dhe dekurajim për drejtësisë”, thuhet në reagimin e KLMDNJ-së.