Arbëri

Mustafa ka kushte për koalicion me Vetëvendosjen

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka hedhur poshtë mundësinë të ketë arritur ndonjë marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen.

Madje, ka thënë se nuk do të ulen në tavolinë për këtë punë, derisa Vetëvendosje t’i sqarojë akuzat e saj ndaj LDK-së për “tradhti” gjatë kohës së VLAN-it në vitin 2014, transmeton Koha.net. Mustafa gjithashtu ka kërkuar sqarim edhe për një punë personale me të.

Dosjet që Vetëvendosje i ka dërguar në prokurori për Isa Mustafën, lidhur me qeverisjen e tij komunale. Ai tha se po presin që PAN-i t’i konsumojë procedurat për të prezantuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, teksa bëri me dije që nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar.

Ai tha se për kryeparlamentarin presin propozime tjera dhe në varësi të tyre do të votojnë ose jo. Në mbledhjen e LDK-së është diskutuar edhe për emrin që do të garojë për kryetar të Prishtinës. “Diskutuam për ata kandidatë që janë të duhur për Prishtinën”, tha Mustafa. Kandidat potencial për këtë shihet Ismet Beqiri.