Edhe Dardan Molliqaj është përfshirë në debatin rreth komandantëve dhe luftës së UÇK-së.
Sipas ish-Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, “çdo fjalë e atyre që u rreshtuan në koalicionin PAN, për luftën çlirimtare është hipokrizi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa ‘komandantë’ që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni”, thotë Molliqaj.
Sipas tij, çdo fjalë e tyre për luftën çlirimtare është hipokrizi sepse:
Ata e lanë UÇK-në jashtë Kushtetutës së Kosovës;
E mbështetën Gjykatën Speciale që bazament e ka përdhosjen e luftës së UÇK-së;
E hoqën bashkimin kombëtar nga programet e tyre – idealin kryesor të luftës së UÇK-së;
U bënë milionerë për vete, ndërkohë që i lanë në varfëri ushtarët e vërtetë të UÇK-së (mbi 50 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike);
E mbështetën pa rezervë dialogun me Vuçiqin e Daçiqin;
Për arsye klienteliste i shpallën si veteranë edhe njerëzit që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë;
E sollën Listën Srpska në Kuvend dhe vazhdimisht i dhanë kompromise.
Ky debat për komandantët e luftës nisi sot gjatë seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, kur deputeti nga radhët e VV-së, Frashër Krasniqi, hodhi akuza të rënda ndaj tyre.