Arbëri

PAN-i shpërfill qortimet e QUINT-it

Bojkotimi i seancës konstitutive nga ana e deputetëve të koalicionit PAN ka bërë që shtetet e QUINT-it të reagojnë, duke iu bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në seancë dhe t’i hapin rrugë funksionalizimit të institucioneve.

Pesë shtetet e Quintit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia - kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen politike dhe ekonomike të krijuar në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike, por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thuhet në deklaratën e QUINT-it, të bërë publike të dielën nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.