Koci: Vetëm duke kërkuar drejtësi për të gjithë, i respektojmë heronjtë tanë të luftës Foto: Koha / ilustrim

Koci: Vetëm duke kërkuar drejtësi për të gjithë, i respektojmë heronjtë tanë të luftës

13 gusht 2017 15:09

Avokati i njohur, Arianit Koci, në 14 vjetorin e vrasjes së dy të rinjve serbë derisa po laheshin në Lumbardh, Gorazhdec të Pejës, ka thënë se shteti i Kosovës duhet t’i gjejë vrasësit e tyre.

Sipas Kocit, është obligim dhe interes shtetëror që të kërkojmë drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre.

“Vrasësit e tyre duhet të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë”, ka thënë Koci në një postim në Facebook.

“Mos të harrojmë, insistimi i ynë për zbulimin e vrasjes së çdo qytetari kosovar, e forcon shtetin tonë, dhe në të njëjtën kohë hap rrugë që të gjitha krimet e kryera nga pushteti gjenocidal milloshevoqian, të zbulohen dhe të ndëshkohen. Kjo thirrje për drejtësi në Gorazhdec përfshinë nevojën e zbardhjes së çdo krimi që ka ndodhur para, gjatë dhe pasluftës”, ka thënë më tutje avokati.

Ai thotë se vetëm duke kërkuar drejtësi për të gjithë, “i respektojmë ashtu siç e meritojnë heronjtë tanë të luftës: Adem e Hamëz Jasharin, vëllezërit Haradinaj, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin dhe shumë të tjerë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme