Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare Foto: Ilustrim

Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare

13 gusht 2017 12:43

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, dhe te Dheu u Bardhë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e automjeteve në kufirin në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, në dalje, arrijnë deri në 200, respektivisht 300 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, raportohet të jetë normale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme