Sporti në kthetrat e politikës Foto: Koha

Sporti në kthetrat e politikës

13 gusht 2017 08:00

Pasi UEFA e kishte bërë të qartë se drejtues politikë nuk mund të jenë edhe drejtues në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), më 11 tetor të vitit të kaluar në lokalet e Federatës më të madhe sportive në vend u mbajt një konferencë, që mbetet e vetmja e atij lloji.

Dy deputetë të asaj kohe, Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha, kishin futur në mes kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, për të dhënë lajmin se po largoheshin vullnetarisht nga postet që mbanin në Federatën e Futbollit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, po hiqte dorë nga posti i nënkryetarit të FFK-së, ndërsa Hoxha nga posti i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Ata zgjodhën politikën para sportit, por vetëm pasi pranimi i FFK-së në FIFA e UEFA nuk ua lejonte që të mbanin njëkohësisht poste në politikë dhe në futboll. Qëndrimi i tyre i mëtejmë në Federatë do të mundë t'i hapte telashe FFK-së me FIFA-n dhe UEFA-n, kështu që Haxhiu e Hoxha dhanë dorëheqjet.

Kushtëzimi nga asociacionet ndërkombëtare ishte e vetmja mundësi për të larguar njerëzit e politikës nga sporti i Kosovës. Por lidhja e politikës me sportin vlerësohet të jetë ende shumë e fortë. Politikanët në të kaluarën, por edhe sot, e shohin sportin si mundësi të mirë për promovim personal. Por edhe një pjesë e komunitetit sportiv, duket të ketë përfituar në llogari të përkrahjes që ka pasur nga politika... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme