Kthetrat e politikës në sportin e Kosovës shtjellohet gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

12 gusht 2017 23:02

“Sporti në kthetrat e politikës” është titulli i kryetemës të dielën me Koha Ditore.

Shkrimi kryesor më të njëjtin titull, flet për ndikimin politikanëve në sport përkundër kushtëzimeve nga ndërkombëtarët, si dhe për milionat e shpenzuara pa sukses në infrastrukturë dhe dështimin e shumicës së sporteve në arenën ndërkombëtare.

“Dështimet nuk mund të fshihen pas medaljeve të xhudos” është kolumna për temën e së dielës.

Në intervistë, ish basketbollisti, trajneri e gazetari i sportit, Agim Kasapolli tregon se pse “politikanët e kanë sakatuar sportin”.

Reportazh sjell “Pishinat e freskisë së kushtueshme”.

“Republika Refugjia” dhe “Qyteti i injektimit të mbikëqyrur të narkotikëve” janë dy nga shkrimet që zënë vend në faqet e botës.

7 shkronjat e filozofes Hasnije Ilazi, sjellin një dolli për njeriun e shpellës.

“Havana, USA” është strip-reportazhi i kësaj të diele.

“Kritikat gjermane për planin “Patkoi”,” është fejtoni i dhjetë, në vazhdën e publikimeve për këtë operacion famëkeq.

Nga “DokuFesti” në faqet e kulturës vjen “kinemaja ku hapen dyert e një bote tjetër”.

Monument sjell shtëpinë e hijshme të Çarshisë së Vogël, të Gjakovës, të ndërtuar në vitin 1720.

“Vendimi i lehtë i Kastratit për ta lënë Slloveninë për Kosovën” është vetëm një nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme