Mungesa e institucioneve e lë Kosovën pa 15 milionë eurot e FMN-së

12 gusht 2017 20:13

Zvarritja e formimit të institucioneve po i shkakton dëme të mëdha vendit. Kosova humbi 15 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ngase marrëveshja për kredi, e paraparë të nënshkruhet në qershor, dështoi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Përfaqësuesi rezident i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një përgjigje me shkrim për Kohavisionin, ka thënë se kredia e planifikuar për Kosovën skadoi, pasi që ishte kohë zgjedhjesh dhe vendi ishte pa Qeveri, raporton KTV.

Në anën tjetër, kryeshefi i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje do të pengojë realizimin e shumë projekteve të parapara me këtë kredi.

gjatë ditës provoi të kontaktojë edhe me Ministrinë e Financave, por zyrtarët në këtë dikaster nuk u prononcuan.

Kosova kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015. Vlera e saj ishte rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, e cila skadoi 4 gushtin e këtij viti. Ndërsa, Kosova që nga 2009-a është pjesë e këtij fondi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Toni14/08/2017 10:02

Ashtu kshtu i kishin pervetsu per veten e tyre Jan tu e prish ardhmerin tonë.

Shto koment

Të ngjashme