PAN-i shpreson në themelim të shpejtë të institucioneve

12 gusht 2017 19:03

Brenda dhjetë ditësh, do të formohen institucionet e reja. Kështu kanë deklaruar Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, për mediat lokale në Prizren.

I nominuari për kryeministër nga koalicion PAN, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se AKR-ja e Behgjet Pacollit do të jetë pjesë e kësaj qeverie, raporton KTV.

Gjatë ditës, po ashtu Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, janë parë së bashku me djalin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukën, në njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Krerët e koalicionit PAN, po vazhdojnë përpjekjet për të bërë edhe dy vota për kryeparlamentar e kryeministër.

Zhbllokimin e institucioneve javën e ardhshme e ka paralajmëruar edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Derisa drejtues të koalicionit PAN po llogaritin në votat e AKR-së, kështu nuk mendon deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Korab Sejdiu.

Ai përmes një përgjigjeje elektronike, ka thënë se ka garuar që të bëhet deputet dhe jo pjesë e ekzekutivit të vendit.

Analisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se Behgjet Pacolli, që shihet edhe si zgjidhje e krizës aktuale politike, duhet të mendojë mirë për pozitën që do të merrte në rast të formimit të institucioneve.

Ndërkaq, të hënën nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, edhe pse përfaqësuesit e koalicionit PAN e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë as në këtë seancë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

jonny14/08/2017 10:02

Milaimi a eshte gazetar ? paska nevoj per gramatike ,sepse "kadrine" eshte femrore,e jo mashkullore e ai ne facebook e ka shkruar "kadrine"

Shto koment

Të ngjashme