Pacolli: Leni anash interesat, uluni merruni vesh

Pacolli: Leni anash interesat, uluni merruni vesh

12 gusht 2017 17:45

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku sipas tij, kërkesat për ta sakrifikuar veten e për ta vendosur Kosovën përpara në favor të qytetarëve të saj, është keqkuptuar.

Sipas tij, kjo kërkesë e tij është keqkuptuar, e siç thotë ai, nuk është luhatje e pozicionit të tij, por e mirë për vendin.

Postimi i Behgjet Pacolli në Facebook:

Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të "sakrifikojnë" nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes - të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash).

Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qëllime specifike.

Dikush madje më telefonoi dhe më tha " qëndro me ne se e kemi me ta "lartësu BURRERINË". Më bëri me qesh !!!!

Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri (nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si "Sfide sakrifice " por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

i drejti14/08/2017 10:04

leri more kopallat o Behxhet,se ti edhe patiotizmi jeni dy vija parale qe nuk takohen kurre. pasi qe je kaq patriot e i meqem kujtoj pak sa here te ka mashtruar pdk si femiun.e cka folshe para disa ditesh.per fjalen tende me laa. i ke dy deputet,fale zotit korabi jo, e ta kan premtu ndonje ministri e ti tash i qet kushte atyre. deri ne mengjes muj me fol per ,,burrerin tande,, dhe ,,patriotiymin,, tend,por ske aq vlere sa mu marre me ty...

Shto koment

Të ngjashme