Arbëri

Kalbet bostani, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut

Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut për shitjen e bostanit ka dëmtuar rëndë fermerët e fshatrave Kafaraj, Ade dhe Kashisht në Fier.

Vetëm në fshatin Kafaraj kanë mbetur rreth 120 hektarë bostan që po kalbet nëpër ara. Fermerët thonë se çmimi këtë vit ishte vetëm 4 lekë për kg, çmim që nuk arsyeton as shpenzimet e bëra për mbjelljen dh e rritjen e tij. Çdo familje ka humbur 1 deri në 2 miliardë lekë të reja nga mosshitja e kësaj kulture, raporton Tch.

Dëme ekonomike janë shkaktuar edhe nga mos shitja e nektarinës dhe domates. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi kjo është e vetmja mënyrë jetese për familjet e tyre.