Haziri thotë se nëse dështojnë të tjerët, LDK-ja do të krijojë qeverinë

Haziri thotë se nëse dështojnë të tjerët, LDK-ja do të krijojë qeverinë

12 gusht 2017 16:14

Pas takimit me kryesinë e degës, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve.

Kryetari Haziri, duke folur lidhur me situatën në nivel nacional, ka njoftuar strukturat se LDK është unike dhe po punon që në rast të dështimit të të tjerëve të merr mandatin për krijimin e qeverisë, ai ka thënë se pavarësisht vonesave në krijimin e institucioneve, LDK nuk ka lënë vend për tu krijuar vakum institucional.

Njëherësh kemi vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, dhe nga sot grupet punuese do të shtrijnë aktivitetin në të gjitha nivelet dhe do punohet në vlerësimin e drejtë të gjendjes me qëllim që t’i japim rëndësi projekteve që ndikojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë.

“Deri në hapjen zyrtare të fushatës, janë përcaktuar të gjitha detyrat, përfshirë grupet punuese për daljen në terren me qëllim të punës me strukturat e partisë në nivel të nëndegëve si dhe është vendosur që më 21 dhe 22 gusht të mbahet kuvendi dy ditor i degës, kuvendi do të ketë karakter pune, ku do mbahen seanca sektoriale me qëllim të nxjerrjes së një programi sa më përfshirës, ka thënë Kryetari Haziri.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se ai do t`i prijë procesit të fitores i sigurt që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për Gjilanin e zhvilluar, Gjilanin e gjilanasëve.

“Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk kemi me leju me u shembë kjo”, tha Haziri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme