Drejtuesi i të rinjve Republikanë amerikanë, Jason Emert, nuk ndryshon shumë nga Lulzim Basha kur flet për situatën politike në Shqipëri.
Ai qëndroi në Tiranë për të mbështetur protestën e opozitës, për të cilën thotë se do të bëjë gjithçka që të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë moment, mbi 60% e sondazheve të fundit thonë se shqiptarët nuk i besojnë rezultatit që do të dalë nga zgjedhjet. Ajo që duhet bërë së pari është të rikthehet besimi i shqiptarëve. Dhe këtë mund ta bëni nëpërmjet një qeverie kujdestare teknike, që i lejon qytetarët të votojnë të lirë dhe të sigurojë se vota e tyre do të numërohet. Prandaj jemi këtu”, tha Emert, raporton Tch.
Përfaqësuesi i të rinjve republikanë beson se që tani ka sinjale se protesta e opozitës do të ketë sukses: “Ju e keni parë kryeministrin që ka thënë se është gati të vijë në tendë të takojë kryetarin Basha dhe kjo tregon se Basha po e fiton këtë betejë, po tregon se ai është udhëheqësi i fortë që ky vend meriton, se ai po drejton diçka që e ka frikësuar qeverinë dhe mendoj se ky është një ushtrim i bukur i demokracisë”.
Kur foli para protestuesve, Jason Emert i inkurajoi ata për rezistencë jashtë Parlamentit. Një këshillë kjo e kundërt nga ajo e ambasadorit amerikan Donald Lu i cili mbështet shqetësimet e opozitës, por jo mjetet e saj.
“Nuk jam dakord me ambasadorin Lu. Ai gjendet në një situatë të vështirë. Si ambasador besoj se mori vendimin e duhur në përmbushje të rolit të tij. Mendoj se ai u kushtoi vëmendje të dyja anëve të medaljes, në mënyrë që të mund arrijë të jetë arbitri mes qeverisë dhe opozitës”, u shpreh Emert.
Jason Emert, i partisë së Presidentit Trump, nuk pranon se ka një linjë zyrtare të Washingtonit pro qeverisë shqiptare dhe as se gjuha e përdorur prej tij bie ndesh me këtë linjë.
“Ta quash linjë zyrtare, nuk e di nëse është terminologjia korrekte, sepse shumë anëtarë të Kongresit kanë dërguar letra mbështetje për protestën, për lëvizjen për zgjedhje të lira e të ndershme. Media dhe organizata të ndryshme amerikane kanë shkruar për korrupsionin, kriminalitetin e përhapur në qeverinë e Shqipërisë. Kështu që, nuk di të them nëse ka një linjë zyrtare që thotë se ne mbështesim kriminalitetin e qeverisë, por ne sigurisht që mbështesim Shqipërinë si një vend aleat dhe partner i madh i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Emert.