Edhe Veseli e thotë se Qeveria formohet brenda dhjetë ditësh

Edhe Veseli e thotë se Qeveria formohet brenda dhjetë ditësh

12 gusht 2017 14:52

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli e ka përsëritur në Priren atë që partneri i tij në koalicion Ramush Haradinaj e ka thënë në Prishtinës, se institucionet e vendit krijohen brenda dhjetë ditësh.

“Nuk do ta lejojmë bllokadën, nuk do t’i nënshtrohemi asnjë presioni”, ka thënë Veseli, për televizionin Besa.

Për kryesuesin Mikullovci ka thënë se duhet të respektojë normat kushtetuese dhe rregulloren e Kuvendit e të mos bëjë gabime.

“Partia politike të cilës i takon po i bën presion të madh”, ka thënë ai.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme