Arbëri

Osmani: Në më pak se 24 orë, Serbia shkeli dy herë Marrëveshjen e Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Në një postim në Twitter, Osmani, ka thënë se shkelja e parë ka qenë ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë, ndërsa e dyta ka qenë lobimi dhe votimi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në më pak se 24 orë, Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel/Ohër: Ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në ndesh me nenin 2), lobimi dhe votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës (në ndesh me nenin 4. Marrëveshje e re, por Serbi e njëjtë e vjetër”, ka shkruar Osmani në Twitter.