Arbëri

Edhe Kosova shënon sot Ditën e Rinisë

Sot nën organizimin e Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë me moton “Ndërtimi i Paqes për të Rinj”.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovës nga të rinjtë të përkrahur nga Departamenti i Rinisë në MKRS, përmes organizimit të aktiviteteve me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2017, ka për qëllim për të festuar kontributet e të rinjve në parandalimin dhe transformimin e konfliktit, si dhe gjithë përfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinj.