Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: PAN-i po bllokon krijimin e institucioneve

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se Adem Mikullovci e ka të drejtën të thërrasë seancën kur të dojë, e koalicioni PAN duhet t’i përmbahet.

Por sipas saj, janë koalicioni PAN ata që po bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

“PAN-i janë ata që nuk po marrin guximin të vijnë në Kuvend, po del që ata nuk i kanë numrat. PDK është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Sipas saj, është dëshmuar ajo që ka thënë LDK, se vendi do të ketë kriza.

Ajo ka thënë se është qesharake kërkesa e PAN-it, që LDK dhe VV të votojë kandidatin e tyre.

“Është qesharake të kërkojnë diçka të tillë. Kjo nuk ndodh askund në botë që koalicioni fitues të thërret opozitën ta votojnë atë”, ka thënë ajo.

Edhe Bajrami: Një JO e madhe për Kadri Veselin Arbëri Bajrami: Një JO e madhe për Kadri Veselin

Bajrami ka thënë se LDK nuk e voton Kadri Veselin për shkak se ai nuk iu është përmbajtur marrëveshjeve që kanë pasur, e jo për inate politike.

Bajrami ka thënë se PAN-i duhet patjetër të propozojë kandidatin, por jo edhe të vënë kushte.