Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Porosia e Mustafës për Haradinajn

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh.

Sipas Mustafës, institucionet do të duhej të themeloheshin edhe më herët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bëjmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë, unë nuk kam arsye që të flas edhe për 10 ditë të tjera. Institucionet duhet të bëhen sa më shpejt, por duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Është dashur që të themelohen edhe më herët, jo për dhjetë ditë. Është dashur të themelohen këto institucione. Duhet që çdonjëri ta bëjë punën e vet. A ka vota a s’ka, pastaj do të shihet në Kuvend”.