Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ësahtë penguar derisa po mbante një fjalim në Holandë të martën, raporton BBC.
Macron është në një vizitë dyditore në Holandë.
Ai në fjalimin e tij në qendrën “Amare” në Hagë, ka treguar vizionin e tij për të ardhmen e Evropës. Protestuesit e ndërprenë duke filluar t’i bërtisnin.
“Ku është demokracia franceze?” – ka bërtitur një nga protestuesit, ndërsa një tjetër shpalosi një pano ku shkruante “president i dhunës dhe hipokrizisë”.
Kundërshtarët e reformës pensionale të cilën e ka shtyrë para Macroni, duket se ishin prapa protestës.