Arbëri

Për thellim të bashkëpunimit Kosovë – Bullgari

Descriptive Text

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov me të cilin ka biseduar për zhvillimet në rajon dhe perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në këtë takim ajo tha se Kosova dhe Bullgaria janë vende mike dhe përkrahja e Bullgarisë për pavarësinë e Kosovës dhe njohja e shpejtë përbëjnë një vlerë të madhe në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Mitov, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bullgarisë duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe veçmas në fushën e ekonomisë sepse është në interesin e dyja shteteve. Ai dha vlerësime të larta për rolin e Kosovës dhe të vet ministres Tahiri në kuadër të dialogut të Brukselit, ndërsa tha se dialogu nuk ka alternativë mes vendeve të rajonit për një të ardhme euroatlantike.