Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët informohen për logopedinë

Disa studentë dhe profesorë janë mbledhur sot në Prishtinë për të informuar njerëzit më shumë rreth Ditës Evropiane të Logopedisë, si dhe për t’i shitur disa punime, ku paratë e grumbulluara do t’i dalin në ndihmë shoqatës ‘Pema’.

Profesoresha e kolegjin “Heimerer”, Hatixhe Zogaj, ka thënë për KP se disa punime që janë bërë nga studentët e këtij kolegji do të shiten dhe paratë do të shkojnë për shoqatën “Pema”, e cila është në krizë financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kolegji ynë si çdoherë zhvillon shumë aktivitete për të zhvilluar ditën Evropiane të Logopedisë, ku njëri ndër shumë aktivitetet është edhe ky në shesh. Në të njëjtën kohë kemi organizuar edhe një aktivitet, ku janë punimet e studentëve të cilat i kanë punuar, dhe kemi planifikuar që këto punime të shiten sot dhe paratë e grumbulluara nga këto aktivitete të shkojnë për shoqatën ‘Pema’”, tha Zogaj.

Zogaj gjithashtu tha se popullata e Kosovës nuk janë shumë të informuar rreth këtij çrregullimi dhe që ata si kolegj do të mundohen të kenë më shumë aktivitete të tilla.

Logopedia është shkenca e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit.