Kosova i shmanget krizës energjetike, pasi që Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK-ut, raporton KTV.
Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka thënë se pas këtij miratimi, janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike. Shpronësimi i këtyre pronave do t’ia mundësojë KEK-ut që të vazhdojë punën, në atë që njihet si zona e mihjes së re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo