Arbëri

Thaçi: Së shpejti do inicioj ndryshimin e ligjit të FSK-së për ta shndërruar në Ushtri

Descriptive Text

Në manifestimin për Epopenë e UÇK-së, që po mbahet në kazermën “Adem Jashari”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të marrë iniciativë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në.

“Ky ndryshim nuk do të ketë implikime në misionin e KFOR-it”, ka thënë Thaçi, raporton KTV.

Ndërsa kryeministri Mustafa ka thënë se kemi sfida përpara si shtet dhe do t’i tejkalojmë.

“Mburremi me FSK-në. Në të e shohim ushtrinë tonë dhe anëtare e NATO-s në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Në këtë manifestim nuk ka marrë pjesë askush nga familja e komandantit Adem Jashari.