Arbëri

Delawie shumë i brengosur me ndjekjen e dobët të korrupsionit të nivelit të lartë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të brengosura me mungesën e përparimit në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në Kosovë.

Duke reaguar pas raportimit të “Kohës Ditore” për numrin e vogël të dënimeve në rastet e korrupsionit që përfshijnë zyrtarë të lartë publikë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur brengën me këtë situatë në gjyqësor.

“Shumë i brengosur me mungesën e përparimit rreth rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë të përshkruara këtu”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, ambasadori Delawie, duke i bashkangjitur komentit të tij edhe ueb-adresen e artikullit të “Kohës Ditore” nga koha.net

“Duhet kthyer mbrapshtë këtë trend”, ka shtuar Delawie.