Arbëri

PAN-i zvarrit konstituimin e Kuvendit, pret Pacollin t’i bashkohet

Kuvendi nuk do të konstituohet të enjten. Kjo për shkak të bojkotit të koalicionit PAN, i cili ka dalë fitues relativ i zgjedhjeve të qershorit, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Kadri Veselin kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn kryeministër.

PAN-i ka kërkuar që vazhdimi i seancës të shtyhet për fundjavën e ardhshme dhe pas një takimi të ri konsultues. Kjo kohë korrespondon me skajin e një afati ultimativ që Behgjet Pacolli i ka dhënë koalicionit LAA, pjesë e të cilit është, por edhe forcës së dytë në Kuvend, LVV-së, për t’ia dëshmuar se cilët janë deputetët e këtyre subjekteve që e mbështesin idenë për një Qeveri gjithëpërfshirëse. Nëse numrat nuk përbëjnë shumicën, ai nuk e ka mohuar mundësinë që ta mbështesë PAN-in, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hapin e parë të ndërrimit të kampit politik e ka bërë të mërkurën, kur në rezidencën e tij e ka pritur kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Pacolli i ka thënë gazetës të mos ketë diskutuar me Haradinajn për ndarje postesh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.